Historitë e Big Brother vazhdojnë edhe pas daljes nga shtëpia.

Në Post Big Brother VIP po flitej për momentin kur Fifit i ra të fikët në shtëpinë më të famshme në shtëpi dhe këngëtarja vendosi të largohej nga studio pasi nuk ndihej mirë emocionalisht.

Kjo ka nxitur debate të ashpra mes Monikës me Einxhelin dhe Arditin. Einxhel reagoi e para: “Pse i ndani disa të njerkës, disa të nënës?”

Monika reagoi gjithashtu me pyetje: “As unë nuk i përjetoj mirë. Mos të harrojmë që jemi njerëz. Kë do ushqejmë të tjerët me këto gjëra?”

Arditi: “Unë jam ndjerë keq nga këto situatat në shtëpi. Këto kanë ndodhur Monika, për këto do flasim, apo të ikim në shtëpi”.

Einxhel pyeti aktoren: “Tani jemi çnjerëzorë ne, thua, Monika?” Kjo e fundit ia ktheu: “Kush e ka përjetuar të kishte trokitur te vëllai i madh dhe të kishit thënë keni bërë një test psikologjik, pse na fusni këta njerëz dhe atëherë nuk na penalizohet loja. Në radhë të parë të jemi njerëz”.

Einxhel: “Nuk ka lidhje psikologjike, po emocionale. Çfarë janë këto interpretime? Po thua që Fifi ka probleme psikologjike?” Monika: “Te kjo pikë nuk pranoj asgjë”.