Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka shpallur shtetrrethimi të ri për kryeqytetin ukrainas nga ora 17:00 deri në 08:00 me orën lokale (15:00-06:00).

Masa, e cila hyn në fuqi nga sot, zëvendëson shtetrrethimin e mëparshëm nga ora 22:00 deri në orën 07:00, shkruan BBC, përcjell abcnews.al.

Duke shkruar në Twitter, Klitschko paralajmëroi: “Të gjithë civilët në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut.”