Autoritet zyrtare të Kievit kanë deklaruar se po krijojnë një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.

“Kjo do të jetë prova kryesore e mbështetjes suaj për vendin tonë,” vuri në dukje presidenti Volodymyr Zelensky në një deklaratë të lëshuar pikërisht i për “legjionin e huaj” të ri të Ukrainës.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm trupat ruse hynë në qytetin e dytë më të madhë të Ukrainës,Kharkiv, sipas zyryarëve, me sirenat e luftës që zgjuan ukrainasit këtë të diel.

Sipas BBC udhëheqësi i administratës rajonale të Harkivit, Oleg Sinegubov, ka deklaruar se mjetet ushtarake “kanë deportuar në qytet”.
Para deklaratave të tij, pamjet e publikuara në mediat sociale tregonin disa makina ushtarake ruse në zonat e afërta të Harkivit.
Sinegubov u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse duket se janë në qytet.

“Mos u largoni nga vendet ku jeni strehuar! Forcat e Armatosura të Ukrainës janë duke eliminuar armikun. Civilët nuk duhet të dalin nëpër rrugë”.
Ndërkohë mediet ukrainase kanë raportuar se qyteti Nova Kakhavka ka rënë në duart e rusëve.

Ky është qytet i vogël, por me rëndësi strategjike në Lumin Dniepër, i cili furnizon me ujë Gadishullin e Krimesë.

Kryebashkiaku i qytetit, Volodymyr Kovalenko është raportuar të ketë thënë se komiteti ekzekutiv i qytetit ka hequr të gjithë flamujt ukrainas nga qyteti. Analistët kanë vënë në dukje se avancimi i Rusisë nga jugu ka qenë më i suksesshëm deri më tani, me forcat ushtarake që kërcënojnë Kherson, Mykolaiv dhe Melitopol.