Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës sekuestroi dokumente sekrete të forcave të ushtrisë ruse, të cilat u bombarduan nga forcat e sigurisë ukrainase pranë Gostomel, citon noa.al agjencinë ukrainase të lajmeve Interfax.

“Shërbimet speciale ukrainase dhe forcat e armatosura kanë marrë të dhëna sensitive nga pushtuesit rusë, si dhe fjalëkalime dhe shifra sekrete të përdorura nga vendi agresor. Kjo do të bëjë të mundur të kuptojmë thelbin e bisedave të përgjuara të armikut,” tha SBU në një postim në Telegram.

Ndër dokumentet që shihni më poshtë janë edhe llogaritjet luftarake me luftëtarët dhe komandantët e operacioneve, skemat e veprimeve të pushtuesve, mënyrat e sulmit, planet për tërheqje, furnizimet në karburant, simbolet e armikut dhe në veçanti, deshifrimi i mesazheve të komandës.

Dokumentet e marra do të shërbejnë si provë për gjykatën, do të lejojnë kontrollin e çdo emri të pushtuesit armik dhe të gjithë ata që mbijetuan do të ndëshkohen, njoftoi Ukraina. /noa.al

Foto: AP