Lufta me Ukrainën ka detyruar UEFA-n të vendosë që, deri në një njoftim të dytë, të mos lejojë klubet ruse si dhe kombëtaren që të zhvillojë ndeshje shtëpi.

E në një kohë kur të gjitha shtetet i kanë mbyllur dyert e tyre për Rusinë, është shteti serb ai që ka hapur dyert e stadiumeve për rusët: “Në Serbi ne kemi qenë gjithmonë mikpritës të mirë. Nëse do të mundemi do të ndihmojmë në zgjidhjen e disa problemeve, duke pritur ndeshjen e Spartakut të Moskës, për ne nuk ka asnjë problem. Ofrojmë kushte të mira dhe do të garantojmë sigurinë e zyrtartarëve dhe skuadrës mike. Keni fjalën time për këtë gjë”, – u shpreh Vuçiç.

Nëse do merrej në konsideratë kjo do të sillte zhvillimin e sfidës e Ligës së Kombeve, mes Rusisë dhe Shqipërisë në Beograd. Kuqezinjtë kanë shkelur vetëm një herë në Serbi për të luajtur ndeshje futbolli dhe ajo mbrëmje rezultoi një makth i vërtetë, ku tifozët u futën në fushë dhe futbollistët shqiptarë u dhunuan, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes. Shqipëria e fitoi atë duel në tavolinë.