Kandidati socialist në Korçë, Niko Peleshi ka shpallur fitoren në këtë qark duke falenderuar të gjithë qytetarët për besimin e dhënë ndaj partisë së tij. Peleshi deklaroi se opozita nuk duhet të mërzitet për rezultatin pasi ka një derë të hapur për të punuar së bashku për Shqipërinë.

“Jemi 2700 vota më shumë në Maliq.  Jemi 3000 vota përpara në Pogradec. Jemi shumë përpara në Kolonjë. Në të gjithë qarkun kemi një fitore të jashtëzakonshme. Përulem para çdo qytetar që na ka votuar dhe nuk ka votuar. Në këtë mandat kemi marrë angazhime të mëdha.

I falenderoj të gjithë. Nuk ka nevojë vetëm për maxhorancë por edhe për opozitë. Opozita të mos mërzitet sepse ne kemi një derë të hapur. Punojmë së bashku për Shqipërinë dhe të mirën e vendit”, tha Peleshi./