Turqia ka thënë se do të zbatojë kushtet e një marrëveshjeje ndërkombëtare që mund ta bëjë atë të bllokojë hyrjen në Detin e Zi për Marinën Ruse.

Sipas Konventës së Montreux të vitit 1936, Turqia ka kontroll mbi dy ngushticat që lidhin Detin e Zi, i cili ndodhet në bregun jugor të Ukrainës, me Mesdheun.

Konventa garanton kalimin e lirë të anijeve që i përkasin vendeve të Detit të Zi – si Rusia – në kohë paqeje, por i lejon Turqisë të mbyllë ngushticat për të gjitha anijet luftarake të huaja në kohë lufte ose nëse vetë Turqia kërcënohet.

Dje Turqia tha se ende nuk kishte marrë një vendim në lidhje me mbylljen e ngushticave të saj midis Mesdheut dhe Detit të Zi për kalimin e anijeve luftarake ruse pavarësisht një pretendimi të mëparshëm nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

Pas sulmit të Rusisë, ishte vetë Ukraina ajo që i ka kërkuar Turqisë që të mbyllë Bosforin dhe Dardanelet për anijet ruse.