Një të moshuari i është prerë këmba e gabuar gjatë një operacioni. Lajmi është konfirmuar nga një spital në Austri.

82-vjeçarit do t’i amputohej këmba e majtë por në vend të kësaj, për shkak të “gabimit njerëzor” u pre mbi gju këmba e djathtë.

Gabimi ndodhi pasi një pjesëtar i stafit mjekësor gabimisht vendosi një shenjë para operacionit në këmbën e gabuar.

“Ishte e enjte në mëngjes, ku gjatë mjekimit të plagës, u zbulua gabimi tragjik, i shkaktuar nga gabimi njerëzor”, tha një deklaratë nga klinika “Freistadt” , e cila ndodhet mes Austrisë dhe Republikës Çeke.

Pacienti vuante nga disa sëmundje që preknin të dyja këmbët.

“Një gabim njerëzor çoi në heqjen e këmbës së djathtë të pacientit në vend të të majtës”, thuhet në deklaratën e spitalit.

Familja e 82-vjeçarit është informuar dhe atyre u është ofruar mbështetje psikologjike, ndërsa kanë nisur edhe hetimet mbi ngjarjen. Kirurgu i përfshirë në ngjarje është pezulluar përkohësisht nga detyra.