Manjati rus Roman Abramovich, me kërkesë të Ukrainës, ndodhet në Bjellorusi për të ndihmuar në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës.

Jerusalem Post shkruan se milioneri rus me pasaportë izraelite ishte “kërkuar nga Ukraina për të ndihmuar në bisedime dhe udhëtoi për në Bjellorusi për të marrë pjesë në diskutime”.

Kujtojmë që Abramovich ka kontakte të ngushta me komunitetet hebre si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi.

Ai vendosi që të linte klubin e Chelsea, pas sanksioneve të vendosura nga Britania e Madhe për të gjithë biznesmenët rusë.

Klubi sipas tij do t’i kalojë një fondacioni bamirësie.

Ndërkohë presidenti ukrainas Zelensky tha se ishte gati të lironte të burgosurit dhe të paraburgosurit “me përvojë ushtarake”.

“Është një zgjedhje e vështirë moralisht, por e nevojshme për mbrojtjen e vendit”, ka shkruar ai në kanalin e tij Telegram.