Kina zyrtarizon qëndrimin ndaj Rusisë.

Suprfuqia aziatike nuk do të bashkohet me Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë evropiane në vendosjen e sanksioneve financiare ndaj Rusisë, ka njoftuar rregullatori i bankave të vendit.

Kina është një blerës kryesor i naftës dhe gazit rus, raportoi Associated Press.

Pekini kundërshton sanksionet, tha Guo Shuqing, kryetari i Komisionit Rregullator të Bankave dhe Sigurimeve të Kinës.

Guo tha në një konferencë shtypi: “Ne nuk do t’i bashkohemi sanksioneve të tilla dhe do të mbajmë shkëmbime normale ekonomike, tregtare dhe financiare me të gjitha palët përkatëse. Ne nuk i miratojmë sanksionet financiare, veçanërisht ato të nisura në mënyrë të njëanshme, sepse ato nuk kanë shumë bazë ligjore dhe nuk do të kenë efekte të mira”.