Për më shum se dy vite koncerti  i kengëtarit me fame botërore Malumës është anulluar për shkak të pandemisë që bllokoi pothuajse cdo eveniment kulturor dhe sociale në Tiranë.

Tashme pritjes i erdhi fundi , Bashkia Tiranë konfirmon datën 14 Mars ku  artisti i njohur ndërkombëtar Maluma do të performojë në sheshin “Nënë Tereza” për të dhënë një spektakël madhështor dhe për të festuar nën tingujt e muzikës latine Ditën e Verës.

Organizatorët e eventit RedCloud për News1.al pohojnë se  :

“ Po data 14 Mars është një date e konfirmuar për ardhjen e Malumes në Tiranë dhe biletat mund të sigurohen online në platformën https://vivere.al/maluma/  ose mund të kryeni pagesën ONLINE nëpërmjet Easypay”