Mëngjesi i sotëm ka nisur me protestë për disa banorë të Lushnjës, të cilët janë duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës. Ata gjithashtu janë duke protestuar edhe për rritjen e çmimit të plehrave kimikë dhe produkteve të tjera që përdorin në bujqësi.

Protestuesit janë mbledhur në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie për të penguar qytetarët të bllokojnë autostradën Lushnjë-Fier.

Pas më shumë se 30 minutash, është hapur rruga Lushnje-Fier. Kjo ishte protesta e dytë pas ditës së djeshme kur u proceduan penalisht 7 shtetas për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit J. M., 45 vjeç; B. Sh., 19 vjeç; Xh. D., 62 vjeç; R. Q., 35 vjeç; A. Xh., 59 vjeç; A. K., 60 vjeç; A. Xh., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Rrogozhinë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.

Pasditen e sotme është lajmëruar një tjetër protestë.