Del video e rrëmbimit të kryebashkiakut të Melitopol nga rusët.

Një video e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke përfshirë edhe median opozitare bjelloruse, NEXTA, është pretenduar se tregon Ivan Federov duke u tërhequr zvarrë nga një ndërtesë në qytet.

Ukraina akuzoi trupat ruse se kanë rrëmbyer kryebashkiakun e qytetit juglindor të Ukrainës, Melitopol.

Sipas BBC-së, pamjet duket se janë një regjistrim CCTV duke parë shatërvanin në Sheshin e Fitores, pranë Harkut të Çlirimtarëve në qendër të qytetit të Melitopol. Megjithatë, nuk mund të verifikohet nëse personi i treguar në pamje është Federov.

Rrëmbyesit e ndaluan atë në qendrën e qytetit, ku ai po punonte për të mbështetur qytetarët. Në zyrën e Ivan Fedorov ishte një flamur ukrainas,” shpjegoi Gerashchenko. Fedorov dyshohet se u kap pikërisht sepse nuk pranoi të bashkëpunonte me forcat pushtuese, duke refuzuar të heqë atë pankartë Kryetari i bashkisë së Melitopolit ishte nderuar nga presidenti ukrainas Zelensky.

Më poshtë mund të shikoni pamjet.