Dhjetëra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku kanë ndezur qirinj në nderim për jetët e humbura në Ukrainë.

Ata kanë dërguar mesazhe në solidaritet me popullin ukrainas.

Ukraina ka hyrë në muajin e dytë të luftës dhe nga bombat ruse kanë humbur jetën qindra qytetarë të pafajshëm, mes tyre fëmijë.

Rreth 2 milion të tjerë janë larguar nga atdheu për t’i shpëtuar masakrave ruse.