Pas raportimeve se forcat ruse kanë vrarë civilët në qytetin Bucha afër Kievit, presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se nevojiten më shumë sanksione kundër Rusisë.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për një masakër të qëllimshme, pas gjetjes e të paktën 20 trupave të pajetë të shpërndarë në rrugë. Rusia nga ana e saj i ka quajtur pretendimet “propagandë lufte”.

Macron tha për radion “France Inter”, se ka prova të qarta që tregojnë se forcat ruse janë përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë.