Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një fjalë për mediat, fill pas përfundimit të Kongresit të Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij Rama është pyetur edhe për legalizimin e kanabisit. Sipas kryeministrit pyetja e ardhshme në Këshillin Kombëtar mund të jetë edhe legalizimi i kanabisit për përdorim vetjak.

“Vitin tjetër do shtrojmë pyetjen, a doni të keni përdorimin vetjak, në atë gramaturën e vogël. Unë s’kam opinion. Tani, jemi shumë të qartë, nëse do të thonë shqiptarët që përdorimi personal të lejohet, na vjen keq për të gjallët që kanë vdekur, por do e bëjmë”.- tha Rama