SHBA- Po mësonte makinën brenda varrezave, përfundon keq një shofere e re. Mjeti i saj përplaset duke rrafshuar 8 gurë varresh.

Shoferja, një grua 53-vjeçare, kishte marrë së fundmi patentën, ndërsa në “praktikën” që zhvilloi tek varrezat po e ndihmonte një i afërm që ta mësonte më mirë.

Fatmirësisht, gruaja dhe ‘instruktori’ i saj nuk mbetën të lënduar, ndërsa varret pësuan dëme.

Edhe një ‘Range Rover’ model i vjetër, pati disa dëmtime në pjesën e përparme të saj pas përplasjes.

Një hetim më i plotë po kryeht për rastin.