SHBA- Policia në SHBA ka bllokuar sasi të mëdha orësh Rolex. Oficerët e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së (CBP) në Indianapolis sekuestruan dy dërgesa të orëve të falsifikuara Rolex më 27 dhe 29 prill. Orët false luksoze do të kishin një vlerë totale prej 10.1 milionë dollarë nëse ishin të vërteta.

Të dyja dërgesat kishin origjinën në Hong Kong dhe ishin të destinuara për në Brooklyn, Nju Jork, tha CBP.

Sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA dërgesa e 27 prillit përmbante 300 ora të falsifikuara Rolex dhe dërgesa e 29 prillit kishte 160 ora të falsifikuara Rolex, sipas njoftimit të lajmeve.

“Askush nuk blen një orë të markës luksoze duke pritur që ajo të prishet, të mos funksionijë. Ndërsa konsumatorët blejnë gjithnjë e më shumë nga shitësit online ose të palëve të treta, oficerët tanë janë në vijën e parë për t’iu mbrojtur nga mashtruesit që presin të fitojnë para duke shitur mallra të rreme”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA.