Ndërkohë që Ukraina përballet me agresionin ushtarak të, Vladimir Putinin, prej më shumë se dy muajsh, rrëfime të shumta tronditëse janë raportuar.

E fundit është thënë nga Mykola, një nga tre vëllezërit që thuhet se u detyruan të gjunjëzohen në buzë të një grope të sapo hapur nga një fushë me grurë në veri të Ukrainës, pasi iu lidhën sytë.

Sipas një dëshmie tronditëse, plumbi i parë vrau vëllain më të vogël, Yevgen, përpara se i dyti të godiste Dymytro, më të madhin.

Ndërsa Mykola-n e goditi plumbi afër veshit të tij të djathtë dhe doli mbi anën e djathtë të gojës së tij.

Ushtarët rusë e hodhën Mykola-n në varr mbi Yevgen përpara se ai të ndjente peshën e Dymytro-s mbi të, më pas kuptoi se dikush po hidhte dheun mbi ta.

“E kuptova që isha gjallë”,- tha 33-vjeçari. Plumbi kishte rrëshqitur nofullën e sipërme në pjesën e brendshme të faqes së tij pa shkaktuar ndonjë dëm të madh, por, sipas rrëfimit, ai u përball me një udhëtim torturues për në shtëpi pasi i mbijetoi ekzekutimit, ndërsa iu shmang forcave ruse gjatë rrugës.

Tregimi i tij thuhet se përbën bazën e një prej mijëra rasteve që prokurorët ukrainas po ndërtojnë kundër forcave ruse që i akuzojnë për kryerjen e krimeve të luftës, duke përfshirë ekzekutimet, torturat dhe përdhunimet.