Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos, humbi durimin me gazetarin e televizionit gjerman ZDF, pas fitores së Champions League.

Gazetari e pyeti nëse u habit nga fakti që Real Madrid e pa veten në vështirësi ndaj Liverpool dhe Kroos nuk u përmbajt.

“Kishe 90 minuta kohë për të menduar pyetje të zgjuara dhe në fund më bën pyetje idiote. E pabesueshme! Sigurisht që mund të ndodhë ta shikosh veten në vështirësi ndaj një ekipi si Liverpool, çfarë dreq pyetje është kjo? Nuk luajtëm ndeshje grupi, luajtëm finalen e Champions League”, tha Kroos.

Më tej, gazetari vijoi duke i kujtuar mesfushorit që Real Madrid ka qenë disa herë në prag eliminimi në këtë turne. Në këtë moment, Kroos mbuloi fytyrën me duar dhe u largua duke qeshur me ironi.