Media shtetërore ruse ka folur sërish për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nga ana e Rusisë ndaj Amerikës.

Alexei Zhuravlev, anëtar i Parlamentit rus, tha se me 4 raketa bërthamore shuhen Bregu Lindor dhe ai Perëndimor, ndërkohë që reja e “kërpudhës” mund të shihet edhe nga Meksika.

Në kanalin “Rossiya 1”, Zhuravlev u shpreh: “Ju them me kompetencë se për të shkatërruar të gjithë Bregun Lindor të SHBA-së mjaftojnë dy raketa Sarmat. Me dy të tjera shkatërrohet edhe Bregu Perëndimor. 4 raketa dhe nuk mbetet më asgjë. “Kërpudha” do të jetë aq e madhe, sa do ta shohin edhe në Meksikë.

“Mos ta gënjejnë veten amerikanët, në rast të një lufte bërthamore, nuk shpëton njeri. T’i bëjnë mirë llogaritë përpara se të flasin për skenarë jo dhe aq dramatikë”, shtoi deputeti.