Tre persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën nga një sulm me armë në Filadelfia të shtunën mbrëma.

Sipas raportimeve nga policia një person i armatosur hapi zjarr në një zonë të njohur e cila frekuentohet nga qindra njerëz gjatë fundjavë.

Dy nga viktimat janë identifikuar si një grua 25-vjeçare dhe një burrë 22-vjeçar. 

I dyshuari është në mesin e të plagosurve dhe po trajtohet në një spital lokal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave zyrtare, kur oficerët mbërritën në vendngjarje pak para mesnatës, hasën një person i cili po qëllonte në një turmë pa asnjë motiv.

Një oficer qëlloi tre herë në drejtim të të dyshuarit, i cili mbeti i plagosur. Asnjë oficer nuk u lëndua nga të shtënat, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.