BE-ja është duke planifikuar të propozojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, në javët e ardhshme për luftën në Ukrainë

Lajmi u dha nga Bloomberg, i cili citon burime zyrtare dhe shton se nëse ajo miratohen do të ishte paketa e shtatë e sanksioneve.

“Propozimi mund të përfshijë kufizime në importet e arit, masa për të rregulluar sanksionet e mëparshme dhe sanksionim të mëtejshëm të individëve dhe subjekteve”, thonë burimet e agjencisë amerikane.