Ministrja e arsimit sqaron një nga nismat ligjore për arsimin parauniveristar që ka shkaktuar më shumë debat në opsionin publik. Sipas Evis Kushit fëmijët që nuk kanë mbushur 6 vjeç deri në  muajin shtator kur nis shkolla, por këtë moshë e plotësojnë në  tri muajt e fundit të vitit, do të kenë të drejtë të hyjnë në klasë të parë.

“Nisur nga zhvillimi q kanë sot fëmijët dhe arsimi parashkollor, sot kemi fëmijë që moshën 6 vjeç e mbushin në tetor, ose nëntor, ndërkohë që dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, prindërit e tyre dhe ekspertët e gjykojnë se është humbje kohe nëse i lëmë edhe një vit tjetër”, tha ministrja.

Ministria e Arsimit ka hapur për konsultim publik  edhe disa ndryshime të tjera në ligjin për arsimin parauniveristar siç është formalizimi I shkollave të mesme të bashkuara apo promovimi I nxënësve në arsimin bazë.