Një shofer i dehur ka udhëtuar rreth 16 km në autostradë, pa goma, pas një nate të kaluar duke pirë me miqtë.

Ngjarja ka ndodhur në Uells, me 42-vjeçarin Laurie Rosser që ka pranuar se ka ngarë makinën i dehur, por është justifikuar me faktin se “koronavirusi i ka turbulluar mendjen”.

Shoferit i është hequr patenta për 17 muaj dhe është gjobitur me 300 stërlina.

Policia e ka ndalur kur ka vënë re se furgonit i kishin shpërthyer dy nga gomat, por sërish po ecte me shpejtësi.