Një automjet ka marrë flakë në mesnatë, në lagjen 8 të qytetit të Korçës.

Nuk dihet ende kujt i përket mjeti dhe nëse është zjarrvënie e qëllimshme apo jo, pasi mjeti ka qenë i parkuar në zonë prej disa kohësh.

Zjarrfikësit bënë të mundur shuarjen e zjarrit mbrëmë, ndërsa policia ka nisur hetimet rreth ngjarjes.