Disa vatra të mëdha zjarri vazhdojnë që të jenë aktive prej disa ditësh në fshatin Vilë, njësia administrative Temal, në Bashkinë e Vau Dejës.

Zjarret vazhdojnë që të djegin masivin pyjor nga fshati Vilë, duke u përhapur në drejtim të vargmaleve të Cukalit, ndërkohë që ndërhyja për ta lokalizuar apo shuar është tejet e vështirë për shkak të terrenit dhe mungesës së rrugëve automobilistike.

Banorët e zonës ngrenë shqetësimin pasi zjarri, sipas tyre, po shkrumbon gjithçka dhe pas çdo ore që kalon po bëhet edhe më masiv pasi askush nuk po ndërhyn. Ata kërkojnë ndërhyrjen e ushtrisë në terren dhe të helikopterit nga ajri, në të kundërt flakët pritet të shkrumbojnë çfarë të gjejnë përpara.