Autoritetet lokale në qytetin Yamaguchi të Japonisë janë vënë në kërkim të një grupi majmunësh të cilën kanë sulmuar dhe lënduar të paktën 49 persona gjatë kohëve të fundit.

Një prej majmunëve është kapur në ambientet e një shkolle të mesme dhe është vrarë në Yamaguchi, por shumë të tjerë vijojnë të jenë të lirë.  

Prej javësh, autoritetet lokale janë vënë në kërkim të majmunëve veprimet e të cilëve janë bërë lajm ditët e fundit në mediat ndërkombëtare.

Edhe pse duket si shaka, majmunët kanë detyruar autoritetet të krijojnë një grup të posaçëm që është vënë në kërkim të majmunëve, të cilët arritën të gjenin edhe një prej tyre. Ata e qëlluan kafshën me një armë qetësuese pranë liqenit në ambientet e shkollës, ndërsa më pas e vërtetuan se ishte një nga majmunët që kishte kryer sulme. Ai ishte rreth 4 vjeç, ndërsa ishte i gjatë rreth 50 centimetra.