Një biletë lotarie e blerë vetëm për 2 dollarë mund të ketë ndryshuar përgjithmonë jetën e një familje amerikane dhe ndoshta edhe atë të komunitetit ku ajo banon.

Pikërisht bileta me kosto 2 dollarë ka rezultuar fituesja e lotarisë Mega Millions, që për shkak të fryrjes të xhekpotit prej 29 javësh rresht ku nuk kishte pasur fitues, kishte arritur shumën marramendëse të 1. 337 miliardë dollarëve.

Numrat fituese janë 13-36-45-57-67, me numrin bonus 14.

Shifrën e plotë, fituesi ende misterioz nga shteti i Illinojsit do ta arkëtojë të plotë vetëm nëse pranon këstet 29-vjeçare. Përndryshe, do të duhet të mjaftohet me rreth 780 milionë dollarë në dorë.