Stamboll – Karim Benzema fitoi çmimin si ‘Lojtar i Vitit’ nga UEFA në ceremoninë që u zhvillua në Stamboll. Sulmuesi francez mori 523 pikë në votimin e panelit të ekspertëve, duke qenë jashtëzakonisht i shkëputur nga Kevin de Bruyne i cili ishte i dyti me vetëm 122 pikë. Nuk kishte asnjë dyshim që lojtari do të fitonte çmimin teksa udhëhoqi Real Madrid drejt titullit kampion në La Liga e sidomos Champions League

“Jam shumë i lumtur, është hera e parë që fitoj këtë trofe por për mua gjëja më e rëndësishme është të fitoj trofe me skuadrën. Ançeloti është trajneri më i mirë në botë, ai i bën gjërat si duhet me çdo lojtar, na jep besim dhe të tregon çfarë të bësh para çdo ndeshje”, tha Benzema pasi u ngjit në skenë për të marrë trofeun.