Pas rezultateve zhgënjyese, Chelsea ka shkarkuar trajnerin Thomas Tuchel.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi londinez, ku theksohet se trajneri gjerman është pjesë e historisë së klubit me të cilin arriti të triumfojë në Champions League dhe Kupën e Botës për Klube.

Tuchel ishte ai që vendosi të mbajë në ekip sulmuesin shqiptar Armando Broja, por deri në këtë fazë të sezonit, ai e ka aktivizuar shumë pak gjigantin e kombëtares shqiptare. Emri i trajnerit të ri ende nuk është bërë i ditur.