Këshilltarë nga 18 distrikte lokale në Moskë, Shën Petersburg dhe Kolpino kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit rus Vladimir Putin, sipas një peticioni nënshkrimesh të postuar në Twitter gjatë ditës së hënë.

“Ne, këshilltarë komunalë të Rusisë, besojmë se veprimet e presidentit të saj Vladimir Putin janë të dëmshme për të ardhmen e Rusisë dhe të qytetarëve të saj. Ne kërkojmë dorëheqjen e Vladimir Putin nga posti i Presidentit të Federatës Ruse”, shkruhet në peticionin e postuar nga këshilltarja Ksenia Thorstrom.

Peticioni vjen pas zgjedhjeve të para rajonale dhe komunale në Rusisë që nga fillimi i luftës, të cilat sollën një fitore gjithëpërfshirëse për kandidatët pro-Kremlinit.

Këshilli i distriktit të Lomonosovsky në Moskë gjithashtu kërkoi dorëheqjen e Putinit, duke thënë se pikëpamjet dhe modeli i tij qeverisës janë të vjetruara dhe pengojnë zhvillimin e Rusisë dhe potencialin e saj njerëzor.

Javën e kaluar, deputetët e komunës Smolninskoye të Shën Petersburgut i bënë thirrje Dumës Ruse që të ngrejë akuza për tradhti kundër Vladimir Putinit. Disa prej tyre tani përballen me akuza për diskreditim të ushtrisë ruse.