Një shtetas shqiptar ra në prangat e policisë italiane ndërsa transportonte me makinën e tij një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kokainë.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije nga policia për arsye hetimore, u ndalua nga policia e Foggias gjatë një kontrolli rutinë, kundër trafiqeve të paligjshme dhe personave të shpallur në kërkim.

Në momentin kur patrulla e ndaloi shqiptarin ai u shfaq nervoz dhe nisi të jepte përgjigje që binin në kundërshti me njëra-tjetrën para efektivëve.

Për këtë arsye, atij iu kontrollua makina imtësisht përmes qenit antidrogë, i cili zbuloi vendin ku ishte fshehur kokainë, poshtë gomës rezervë.

Pas verifikimeve rezultoi, se shqiptari i cili rezultoi si korrier për policinë, transportonte 20 kg kokainë të pastër, e cila nëse do të dilte në treg do të kapte një vlerë disa miliona euroshe.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifiktimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.