As rekrutimi për në Rripin e Gazës, që pritet në orët në vijim të shndërrohet në frontin më të ri të luftës në planetin Tokë, nuk e ka penguar një çifti izraelit për të kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Në mes të përleshjeve të përshkallëzuara midis Hamasit dhe forcave izraelite, një burrë dhe një grua vendosën të kryenin ceremoninë e dasmës në një bazë ushtarake.

33-vjeçari Nadav, nga Rishon Lezion, kishte planifikuar të lidhte kurorë me partneren e tij prej katër vitesh, Noam, në një ceremoni të mërkurën. Megjithatë, për shkak të thirrjes së tij të papritur në detyrë si rezervist i ushtrisë izraelite, planet ndryshuan.

Duke demonstruar fleksibilitet dhe dëshirë për të rritur moralin e shokëve të tij ushtarë, Nadav organizoi gjithçka që dasma të mbahej në bazën ushtarake ku ai shërben dhe këngëtarja e njohur Hanan Ben Ari u paraqit vullnetarisht në dasmë.

Dasma u zhvillua dhe siç shihet edhe në videon e bërë virale në rrjet, si çifti ashtu edhe të ftuarit e kanë shijuar me shumë muzikë dhe kërcime.