Ekipi i gazetarëve investigativë të Alexei Navalny-t, liderit opozitar rus të burgosur, kanë publikuar foto nga brenda të superjahtit me vlerë 100 milionë paundë, të njohur si “Balena Vrasëse, të Vladimir Putin.

Jahti ka një pishinë, e cila shndërrohet edhe në pistë vallëzimi, shtretër me vlerë 27 mijë paunde, një vend për uljen e halikopterëve. Jahti rreth 25 metra i gjatë u largua nga porti i Hamburgut para nisjes së luftës në Ukrainë, në mënyrë që të shmangte sanksionet e vendosura nga Perëndimi.

Daily Mail shkruan se ky jaht është “foleja lundruese e dashurisë” e Vladimir Putin dhe të dashurës së tij gjimnaste, Alina Kaebaeva, 40 vjeçe.

Ekipi i gazetarëve të Alexei Navalny-t ka shkruar se jahti luksoz është i papërballueshëm për Putin, nëse do të kihet parasysh që paga e tij zyrtare është 7 mijë paunde.

Megjithatë, Putin nuk është mjaftuar me vetëm këtë jaht. Ai ka edhe dy të tjerë në pronësi, njëri prej të cilëve i është dhuruar nga një oligark rreth dy dekada më parë, ndërsa tjetri i është sekuestruar pas sanksioneve të Perëndimit.