Një tjetër protestë pritet të mbahet ditën e sotme në Tiranë për vdekjen e të riut Lear Kurti në duart e Policisë së Shtetit.

Thirrja është shpërndarë në rrjetet sociale nga kreu i PD, Sali Berisha i cili njofton se protesta do të mbahet në orën 18:00 përpara Ministrisë së Brendshme.

“Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu”, shkruan Berisha.

Protesta e parë për vdekjen e 32 vjeçarit u mbajt ditën e premte, ku u kërkua drejtësi për të riun si dhe dorëheqja e ministrit Çuçi.