Pasagjerët, që po fluturonin me kompaninë “LATAM Airlines Paraguay”, janë përballur me momente tmerri në ajër pasi u futën në një stuhi të tmerrshme, me rrufe dhe breshër.

Avioni, një AirBus A320, i cili po fluturonte në Asunción nga Santiago de Kili, pësoi dëmtime të mëdha në pjesën e përparme të tij, ndërsa edhe xhami pësoi të krisura.

Në internet janë bërë virale video të kapura nga pasagjerët e tmerruar në bordin e avionin në errësirë të plotë, ku të vetmet drita ishin ato që dukeshin nga rrufetë në dritaret e avionit, ndërsa dëgjohej zhurma e frikshme e breshrit.