Pas disa muajsh tensioni si rezultat i luftës në Ukrainë, Kina i ka zgjatur dorën Shteteve të Bashkuara të Amerikës me synimin për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe. Këtë e ka bërë të ditur Presidenti kinez, Xi Jinping, pas konsolidimit të mandatit të tij si lider kinez.

Në një letër të shkruar dhe botuar në Komitetin Kombëtar për Marrëdhëniet SHBA-Kinë, Xi theksoi fushat që mund të jenë të favorshme për marrëdhëniet dypalëshe midis Uashingtonit dhe Pekinit: “Si fuqi të mëdha, forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara do të ndihmojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë globale dhe do të promovojë paqen dhe zhvillimin botëror. Duhet të gjejmë mënyra për t’u marrë vesh”.

Po kështu, Presidenti i Kinës këmbënguli në përfitimet e shumta që do të kishte një bashkëpunim i ngushtë mes gjigantit aziatik dhe vendit Amerikës: “Kina është e gatshme të punojë me SHBA-në për t’i dhënë respekt njëri-tjetrit, për të bashkëjetuar në mënyrë paqësore dhe për të gjetur mënyra për t’u marrë vesh në epokën e re”.

Muaj më parë, Kina paralajmëronte Shtetet e Bashkuara për Tajvanin: “SHBA nuk duhet të shkojnë në një rrugë të rrezikshme. Ju kujtojmë se jeni zotuar të mos mbështesni pavarësinë e Tajvanit. Ata duhet të njohin ndjeshmërinë e lartë të çështjes tajvaneze”.