Kryeministri Edi Rama përsëriti sërish nga Lushnja se qeveria e tij po punon për një ligj që do të parandalojë lënien djerrë të tokave bujqësore.

Edhe pse ende nuk është përcaktuar forma se si do të frenohet një fenomen i tillë, Rama pretendon se çdo njeri që nuk ka mundësi ta punojë tokën e tij, duhet ta japë me qira.

“Ambicia jonë është që ta çojmë 1 miliard euro eksportin brenda kësaj dekade. Kemi probleme edhe me tokën, të natyrës që mbahet peng toka. Këtë nuk do ta lejojmë. Po përgatisim një ndërhyrje ligjore tani, që tokën nuk mund ta mbash peng. O punoje, o jepe! Jepe me qira, por nuk mund të thuash “është toka ime”. Ajo është tokë buke, ti e mban me plehra. Do ta bëjmë ose me një supertaksë ose me forma të tjera”, tha Rama.