Në Samitin e Bashkimit Europian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, që për herë të parë po zhvillohet në Tiranë, ishte e pranishme edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Sipas saj, liderët europianë kanë “një përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos pas agresionit rus të Ukrainës është e rëndësishme të forcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE dhe ka shumë çështje për të cilat duhet të diskutojmë, nga siguria kibernetike, si dhe çështje të tjera që Italia është e përkushtuar”.

Sipas Melonit, “po përpiqemi të bëjmë maksimumin dhe siç e dini mund të mbështeteni gjithmonë tek Italia”.