Një burrë i varur nga droga ka vdekur pasi hyri në banesën e një gruaje britanike duke u “zhytur” me kokë nga dritarja dhe duke u përpjekur ta përdhunonte atë. Burri, i identifikuar si Jacques Freitas, kaloi me forcë përmes një pengese metalike për të hyrë në apartamentin luksoz në Salvador, Brazil, pak para Krishtlindjeve.

Pamjet tronditëse të CCTV tregojnë nëpunësin civil duke u zhytur me kokë përmes një paneli xhami, i cili e la atë të gjakosur rëndë me një prerje të thellë, përpara se të përpiqej të përdhunonte një grua të paidentifikuar. Freitas vdiq në vendngjarje, pasi humbi shumë gjak si pasojë e prerjes.

Gruaja e tmerruar ka luftuar kundër sulmuesit dhe më pas arriti të ikë nga banesa e saj. Por ndërsa Freitas e ndoqi atë, ai mund të shihej duke u rrëzuar në buzë të pishinës, me sa duket nga humbja e gjakut. Mediat lokale raportuan se Freitas vdiq në vendngjarje.

Policia tani po heton rastin dhe ka gjetur kanabis, kërpudha magjike dhe pilula të tjera brenda banesës së tij.