KFOR ka bërë thirrje që heqja e barrikadava në veri të Kosovës, proces i cili ka nisur tashmë, të bëhet shpejt dhe pa incidente.

“KFOR përshëndet vendimin e mbrëmshëm për të hequr barrikadat në veri të Kosovës. Heqja e tyre duhet bërë shpejt, në mënyrë të sigurt, duke shmangur çdo incident apo rrezik. Të gjitha palët duhet të shmangin retorikat dhe veprimet që mund të shkaktojnë përshkallëzim të mëtejshëm. KFOR-i po i monitoron nga afër të gjitha zhvillimet. Mbetemi vigjilentë dhe gati për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme”, lexohet në reagimin e KFOR-it.