Kabosu, qeni i famshëm në internet që frymëzoi memet “doge” dhe ndikoi në kulturën dixhitale për një dekadë, është i sëmurë rëndë me leucemi dhe sëmundje të mëlçisë.

Qenushja 17-vjeçare Shiba Inu ndaloi së ngrëni dhe pirë vullnetarisht në prag të Krishtlindjeve dhe është diagnostikuar me “kolengiohepatit akut” dhe “leuçemi kronike limfome”.

Lajmin e dhimbshëm e ka bërë me dije përmes disa postimesh në Instagram pronarja e saj Atsuko Sato, një mësuese kopshti në Sakura, Japoni.

Kabosu u bë një nga kafshët më të njohura në internet kur një foto e saj në vitin 2010 duke pozuar me putra të palosura dhe një shprehje të çuditshme u përhap në Reddit, Tumblr dhe 4Chan, e veshur me një monolog të brendshëm.

Përdoruesit e internetit filluan së shpejti të fotoshoponin fytyrën e Kabosu-s në pasta, monumente dhe kafshë të tjera. Meme u zgjodh më vonë nga marka të njohura si “Oreo” dhe metroja e Stokholmit.

Popullariteti i memeve “doge” u çimentua në dhjetor 2013, kur dy programues prezantuan një kriptomonedhë alternative të quajtur Dogecoin si një përgjigje e hapur ndaj Bitcoin që pasqyronte dashurinë e internetit për memet e kafshëve.

Në postimet më të fundit të Satos për Kabosu, ajo tha se qeni ishte “në një gjendje shumë të rëndë” dhe dukej se kishte verdhëz, por gjithashtu po merrte antibiotikë.