Me 8849 metrat e tij, mali Everest cilësohen si “mbreti i maleve”. Janë të shumtë personat nga e gjithë bota që çdo vit organizohen dhe tentojnë të mposhtin gjigantin, dhe pavarësisht trajnimeve paraprake të detyrueshme, mjetet gjithmonë e më cilësore dhe bombolat e oksigjenit, aksidentet edhe vdekjeprurëse janë pjesë e përditshmërisë.  

Klima e padurueshme pa një veshje cilësore e ka shndërruar Everestin në një zonë që deklarohet si e pabanueshme për qeniet njerëzore. Por, me sa duket, një tjetër situatë ndodh me disa kafshë të egra dhe tejet interesante, që ditët e fundit janë pikasur në majën e botës.

Bëhet fjalë për një çift macesh të Pallasit (Otocolobus manul) që u zbulua rastësisht në majën e malit legjendar. Një specie që jeton në Azi, kryesisht në relievet malore nga Irani në Kinë.

Me madhësi të ngjashme me macet shtëpiake, por me një gëzof shumë më të dendur, falë të cilit reziston temperatura të ulëta, këto mace janë pothuajse të zakonshme në zonën e Himalajës, po askujt nga natyralistëve që studiojnë faunën e asaj zone do t’i shkonte në mendje që disa prej tyre mund t’i rezistonin temperaturave deri në -60 të majës së Everestit.    

Është një zbulim fenomenal, prova se kjo specie mund të jetojë në maj të botës, në temperatura të pamundura për njeriun”, deklaruan studiuesit, që shtuan se numri i tyre mbetet për t’u përcaktuar dhe se do të japë informacione tejet të vlefshme për mundësinë e jetës në kushte të vështira si ato të Everestit.