Një ngjarja e rëndë është regjistruar në Tuzla të Stambollit, ku disa persona ende të paidentifikuar i kanë zënë rrugën me një furgon një automjeti që po dilte nga parkimi dhe pasi kanë ndaluar, kanë marrë me forcë prej andej shoferin e tij

Menjëherë, autorët kanë hipur në furgonin e bardhë dhe janë larguar, ndërsa në pamje shihet se si një grua, e cila ndodhej në autoveturë, i ndjek nga pas autorët.

Për ngjarjen në fjalë, policia njofton se ka vënë në pranga një grua, ndërsa ka shpallur në kërkim tre persona të tjerë.

Ndërkohë, e gjitha skena që i ngjan një skenari të denjë filmash aksion, është kapur nga kamerat e sigurisë në rrugë. VIDEO