Sipas mediave gjermane, të shtënat në një kishë të Hamburgut gjatë natës kanë shkaktuar të paktën 7 viktima dhe të plagosur të shumtë.

Për momentin, autorët e sulmit kriminal janë ende në kërkim nga forcat e rendit që po mblidhen rreth vendngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 në një kishë të Dëshmitarëve të Jehovait në lagjen Alsterdorf, ku po zhvillohej një ceremoni fetare.   

Arsyet e gjestit ende nuk dihen, ashtu si edhe identiteti i autorëve, ndërkohë që autoritetet kanë ftuar popullsinë lokale të mos dalë në zonën e Deelboge ku ndodhet skena e krimit.