Një tragjedi e rëndë në familje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kocaeli të Turqisë, ku një burrë, i idenfitikuar si Murat R., është paraqitur papritur në komisariatin e policisë së zonës, duke iu drejtuar policëve të shërbimit: “Fëmijët i dërgova në parajsë, tani erdha këtu”.

Duke parë sjelljet e tij të çuditshme, fillimisht policët dyshuan në atë që ai tha dhe për verifikim u nisën drejt banesës së personit në fjalë, ku fatkeqësisht zbuluan tragjedinë. Ata gjetën dy djemtë e autorit, 13-vjeçarin Yağmur R. dhe 10-vjeçarin Emre R., të masakruar në krevat.

Autori dyshohej se ishte i paqëndrueshëm mendërisht, ndërsa u ndalua menjëherë nga policia. Në trupat e dy vëllezërve që humbën jetën nuk u gjetën plagë apo shenja sulmi, duke ngritur edhe më tej dyshimet për ngjarjen.

Policia nisi hetimet përkatëse për ngjarjen, ndërsa trupat e djemve të pajetë u dërguan në morg për kryerjen e autopsisë, që do të çojë në zbulimin e shkakut të vërtetë të vdekjes së tyre.