Ka nisur “rrjedhja” e kandidatëve për këshilltarë nga kampi i Enkelejd Alibeajt drejt atij të Berishës. Mësohet se Skënder Kapiti ka dhënë dorëheqjen dhe i është bashkuar grupit të Igli Carës, i cili kandidon nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë.”

Kapiti iu bashkua fushatës elektorale të Igli Carës në Durrës, pak ditë pasi u vendos si kandidat në listën e këshilltarëve nga Alibeaj.

Mësohet se vendimi i Kapitit është shoqëruar me debate në PD-në zyrtare.

Kujtojmë se Alibeaj dorëzoi në KQZ më 28 mars listën me kandidatë për këshilltarë në disa bashki të vendit. Lista e Durrësit udhëhiqet nga Jonuz Myshketa, Edlira Devolli dhe Sami Osmani.

Deri më tani, nga lista e emrave të grupimit të Alibeajt për kryetarë bashkie janë tërhequr gjashtë kandidatë.