Një 62-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Xhafer Uruçi, i cili vrau me thikë gruan e tij, Zenepe Uruçi në Itali, i ka dhënë fund jetës në qeli.

Mediat italiane shkruajnë se Uruçi u gjet i pajetë në qelinë e burgut ku ishte transferuar. Ai u vetëvar duke përdorur një çarçaf.

Ditën e enjte Zenepe Uruçi ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj. Djali nxitoi në banesën e prindërve, por e gjeti nënën të vrarë.