Një zinxhir restorantesh japoneze ku ushqimi lëviz dhe klientët zgjedhin atë që duan ka akuzuar një adoleshent për “terrorizëm sushi”, pasi u filmuar duke lëpirë gishtin dhe duke fshirë pështymën e tij mbi peshk. 

Aksionet e “Akindo Sushiro” ranë ndjeshëm pasi videoja u bë virale në internet dhe u pa gati 40 milionë herë.

Në video shihet i riu teksa lëpin një shishe salce soje dhe një filxhan çaji, të cilat më pas i ktheu në shirit transportues për t’u përdorur nga klientët e tjerë.

Pronari i restorantit tregon se pamjet çuan në uljen e numrit të klientëve dhe për këtë arsye kërkon 400 mijë dollarë dëmshpërblim.  

Thuhet se adoleshenti ka kërkuar falje për incidentin dhe ekipi i tij mbrojtës argumenton se ai nuk e dinte se videoja do të ngarkohej në internet dhe do të kishte një ndikim kaq të madh.